POLITIKË /

“Kur Allahu qesh, s’ka shi”, Rama: Brenda 2028, sovranë në energji! Do bëjmë para me arabët duke i shitur Evropës

Shkruar nga Versus

“Kur Allahu qesh, s’ka shi”, Rama: Brenda 2028, sovranë

Në diskutimet e panelit të zhvilluar në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama premtoi se deri në vitin 2028, Shqipëria do të jetë plotësisht sovrane dhe nuk do të ketë nevojë që të blejë energji nga jashtë në kohë thatësirash.

Aizbuloi se falë bashkëpunimit strategjik me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara, qeveria do të synojë të ndërtojë një bazë prodhimi prej disa gigavatësh dhe më pas të mund të shesë energji elektrike në Evropë dhe të sigurojë të ardhura së bashku me Emiratet Arabe.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama. Versus.al

Poll