
Studentët kanë paralizuar sërish kryeqytetin serb, Beogradin, duke krijuar një bllokim prej 24 orësh të rrugëve dhe akseve kryesore. Mijëra studentë, të cilëve në këtë tubim maratonë i janë bashkuar edhe fermerë kërkojnë drejtësi pas tragjedisë në Novi Sad, ku ndërruan jetë 15 persona, pas shembjes së çatisë në stacionin e trenit.
Studentët kanë nisur bllokadën nga ora 10 dhe kanë thënë se do ta mbajnë të bllokuar kryeqytetin serb për të paktën 24 orë. Me këtë veprim ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me rënien e çatisë në Novi Sad. Qarkullimi në rrugë është bllokuar dhe studentët fillimisht janë grumbulluar në disa vende, nga ku janë drejtuar në drejtime të ndryshme drejt lokacionit kryesor. Ata ftuan qytetarët t’i bashkohen.
Ndërsa në këtë tubim po marrin pjesë çiklistë, qytetarë edhe fermerë të ardhur për të mbështetur studentët. Traktorët po bëjnë xhiro në rrugë dhe mes dy traktorëve është vendosur një pankartë “Pa studentë dhe fermerë nuk ka këngë e marsh”./Versus.al







