BOTA /

Grekët mundësojnë vizita private në Akropol, por çmimi do ju lërë pa fjalë

Shkruar nga Versus
Grekët mundësojnë vizita private në Akropol, por
Akropoli në Athinë

Akropoli në Athinë, një nga monumentet antike më të vizituara në botë, ka filluar të ofrojë vizita private për 5,000 euro duke shkaktuar protesta nga rojet e vendit.

Sipas faqes zyrtare të njësisë së ministrisë së kulturës, këto vizita në grup do të zhvillohen jashtë orarit normal të hapjes dhe janë të kufizuara në një maksimum prej pesë personash secila.

Sipas mediave greke, vizita e parë e tillë private ka ndodhur të shtunën me një çift rus dhe guidën e tyre private.

Katër grupe me pesë persona lejohen për turne, dhe turne me vetë-drejtim janë në dispozicion nga 9 korriku, ndërsa turne me guidë në shtatë gjuhë do të ofrohen nga gushti.

Ndërkohë, Këshilli Qendror Arkeologjik po shqyrton një propozim për të zhvilluar turne private në mbrëmje në Muzeun e sapohapur të Kulturës Moderne Greke në Monastiraki, dhe ato turne do të kushtonin rreth 1000 euro dhe do të organizoheshin në dy grupe. Versus.al

Tags:

akropoli

Poll