Trajneri i Kombëtares, Sylvino Mendes dha një konferencë për mediat në kuadër të publikimit të listave të kombëtares për përballjet me Anglinë dhe Andorrën.
Sa i takon polemikave për mesfushorin Etnik Brruti i cili ishte një prej risive të listës së lojtarëve të ftuar, Sylvinho tha se i takon vetë atij të vendosë nëse do të luajë për Shqipërinë apo Kosovën. Ai zbuloi se e ka ftuar Brrutin për shkak se në kombëtare mungojnë mesfushorët dhe sulmuesit e krahut të djathtë që luajnë me këmbën e majtë.
“Jemi një trup që bëjmë vlerësimet e lojtarëve shqiptarë. Brrutin e kemi vënë re, me statistikat që ka. Është një lojtar që na mungon, pasi luan me të majtën. Nga ana e djathtë nuk kemi shumë opsione. Rikthehet Pajaziti, i cili mund të bëjë 2-3 role. Brruti është me këmbën e majtë dhe e meriton të vijë. Në mesfushë kemi mungesë në krahun e djathtë. Uroj të japë diçka për ekipin. Sa i përket polemikave dhe debateve, përgjigjja është e lojtarit për kombëtaren që do të luajë. Puna që ne bëjmë, është e lidhur me presionin. Puna jonë është që t’i japim mbështetje gjithmonë.”
Ndërsa u shpreh mes të tjerash se kualifikimin për në Botërorin 2026 nuk e sheh të pamundur. Versus.al







