BOTA /

Grekët në protesta masive: Drejtësi për aksidentin e Tempit! Humben jetën 57 persona, mes tyre 5 shqiptarë

Protestuesit kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të përgjegjësve si dhe një proces të ndershëm, pasi sikurse besojnë familjarët e viktimave, qeveria tenton të heqë përgjegjësitë e saj nga ky aksident.

Shkruar nga Versus

Grekët në protesta masive: Drejtësi për aksidentin e Tempit!

Qindra mijëra grekë protestuan të dielën në mesditë në qytetet më të mëdha të Greqisë dhe jashtë saj, duke kërkuar drejtësi për aksidentin e Tempit, ku dy trena u përplasën në 28 shkurt 2023 dhe si pasojë gjetën vdekjen 57 vetë, mes tyre edhe 5 shtetas shqiptarë.

Protestuesit kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të përgjegjësve si dhe një proces të ndershëm, pasi sikurse besojnë familjarët e viktimave, qeveria tenton të heqë përgjegjësitë e saj nga ky aksident.

Grekët në protesta masive: Drejtësi për aksidentin e Tempit!

Më herët, autoritet lokale kryen punime në zonën e aksidentit duke mbuluar gjithë gjurmët e këtij aksidenti.

Familjarët e viktimave thonë se njëri prej trenave transportonte ndalesë të rrezikshme, ç’ka është hedhur poshtë prej hekurudhave greke. Protestat kanë patur dhe përplasje të ashtra fizike mes demostruesve dhe forcave të rendit, të cilat në disa raste kanë përdorur shkopinjtë e gomës e gaz lotsjellës kundër turmës më të madhe që u mbodh në Athinë.     

Grekët në protesta masive: Drejtësi për aksidentin e Tempit!

Lidhur me këtë proces janë në ndjekje penale dhjetëra punonjës shtetërorë ndërsa dy prej dëshmitarëve kryesorë në këtë ngjarje, humbën jetën në dy aksidente të dyshimta rrugore.

Grekët në protesta masive: Drejtësi për aksidentin e Tempit!

 

Poll