Një makinë ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Sipas burimeve paraprake mësohet se shoferi i makinës është arrestuar.
Nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka njerëz të vrarë apo të plagosur, por mediat lokale raportojnë se disa persona kanë ndërruar jetë, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën.
Magdeburgu ndodhet në perëndim të Berlinit dhe ka rreth 240,000 banorë.







