BOTA /

"Mund të merret me forcë, gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë për ta detyruar Kurtin të pyetet si dëshmitar

Me lejen e marrë nga gjykata themelore, prokuroria speciale e Kosovës mund ta detyrojë Kurtin të paraqitet për të dëshmuar.

Shkruar nga Versus

"Mund të merret me forcë, gjykata pranon kërkesën e

Kosovë- Gjykata Themelore ka pranuar kërkesën e bërë nga Prokuroria për ta detyruar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet si dëshmitar lidhur me rezervat shtetërore.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata“, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Rezervat shtetërore u bënë fillimisht kryelajm në gusht të vitit 2023, kur flitej për keqpërdorimin e tyre. Vitin e kaluar Kurti u ftua të paraqitej si dëshmitar, kërkesë të cilën kryeministri e refuzoi me pretendimin se kryeprokurori special po tentonte ta poshtëronte figurën e kryeministrit.

në gusht të 2023 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e biznesmeni Ridvan Muharremi, që u raportua se ishte i afërt me kryeministrin Albin Kurti. Versus.al

Poll