BOTA /

Ngjarje shokuese në Kosovë / Nëna ndihmon vajzën të abortojë më pas foshnjën e hedhin në tualet

Nënë e bijë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vrarë foshnjen dhe më pas e kanë hedhur në tualet.

Shkruar nga B.SH

Ngjarje shokuese në Kosovë / Nëna ndihmon vajzën të

Një ngjarje e rëndë e ndodhur mëngjësin e së dielës në Podujëve që ka shokuar opinionin publik.

Nënë e bijë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vrarë foshnjen dhe më pas e kanë hedhur në tualet.

Sipas Gazetës Sinjali dyshohet se 19 vjeçarja në bashkëpunim me nënën e saj, pasi ka lindur foshnjën në banjo të shtëpisë teksa ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë.

Më pas e reja ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nga Policia.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje” – njoftoi Policia.

 

 

Poll