BOTA /

Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua në stadiumin ku do të mbahet funerali i Ch. Kirk

Identiteti i individit nuk është bërë i ditur. Shërbimi përkujtimor i Kirk pritet të ketë më shumë se 100.000 pjesëmarrë, përfshirë personalitete VIP si Donald Trump dhe J.D. Vance.

Shkruar nga Versus

Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua në

Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin e Arizonës, ku do të mbahet funerali i Charlie Kirk të dielën.

Burri u arrestua në stadiumin State Farm të premten, sipas Fox News.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së , në bashkëpunim me forcat lokale të rendit në Glendale, Arizona, po heton një individ i cili u vu re duke shfaqur sjellje të dyshimtë” në stadium, tha zëdhënësi i agjencisë Anthony Guglielmi.

“Personi u kontaktua nga Shërbimi Sekret dhe deklaroi gjatë takimit se ishte anëtar i forcave të rendit dhe se ishte i armatosur. Individi nuk është anëtar i forcave të autorizuara të rendit që punojnë në këtë ngjarje dhe aktualisht është në paraburgim”, tha Guglielmi.

Identiteti i individit nuk është bërë i ditur. Shërbimi përkujtimor i Kirk pritet të ketë më shumë se 100.000 pjesëmarrë, përfshirë personalitete VIP si Donald Trump dhe J.D. Vance.

Poll