BOTA /

Përplasja e avionit me helikopterin, Trump kërkon llogari për tragjedinë: Pse kulla e kontrollit nuk reagoi?

Shkruar nga Versus

Përplasja e avionit me helikopterin, Trump kërkon llogari për

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku avionic me 64 persona në bord u përplas me helikopterin ushtarak që po kryente stërvitje.

Trump kërkoi llogari përse kulla e kontrollit nuk ndërhyri për ta shmangur përplasjen, me arsyetimin se avioni po ndiqte të njëjtën rutinë të afrimit pranë aeroportit, ndërsa helikopteri kishte shkuar drejt avionit.

“Avioni ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë të afrimit me aeroportin. Helikopteri po shkonte në drejtim të avionit për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në avion po flakëronin, pse helikopteri nuk u ngjit, as u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë avionin”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Kjo është një situatë e keqe që duhet të ishte parandaluar. JO MIRË!!!” vazhdoi presidenti.

Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë. Mes hipotezave, një gabim njerëzor apo një problem teknik, FBI do të ndihmojë në hetimin për zbardhjen e tragjedisë. Versus.al

Poll