
SHBA- Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Uashington ku një aeroplan i “American Airlines” është përplasur me një helikopter ushtarak teksa po afrohej pranë aeroportit kombëtar “Reagan Uashington”.
Në avionin që ishte nisur nga Kansas ndodheshin 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Ndërsa në helikopter ndodheshin tre ushtarë amerikanë të cilët po kryenin stërvitje.
Deri më tani raportohet për 4 persona të mbijetuar, ndërsa janë gjetur 18 trupa të pajetë. Ekipet vijojnë kontrollet me shpresën për të gjetur edhe të tjerë të mbijetuar.
Përplasja fatale ndodhi teksa avioni i “American Airlines” po ulej në aeroport, ndërsa helikopteri po kryente stërvitje ushtarake. Versus.al







