BOTA /

Po planifikonte sulme në Evropë, kapet në Gjermani anëtari i Hamasit

Shkruar nga Versus

Po planifikonte sulme në Evropë, kapet në Gjermani anëtari i

Gjermani- Policia ka arrestuar një shtetas libanez nën dyshimin se është anëtar i Hamasit dhe po planifikon sulme në Evropë.

Burri, i quajtur "Mohammad S", u ndalua në Aeroportin e Brandenburgut të Berlinit pasi mbërriti nga Bejruti të premten në mbrëmje.

Prokurorët federalë thanë se në gusht 2025 ai ndihmoi në sigurimin e 300 fishekëve dhe ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për të sulmuar institucionet hebraike dhe izraelite.

Mediat shkruajnë se ai do të paraqitet para një gjykatësi federal i cili do të vendosë për një paraburgim.

Autoritetet gjermane thonë se "Mohammad S" bashkëpunoi me "Abed Al G", një nga tre anëtarët e dyshuar të Hamasit të arrestuar tetorin e kaluar për sulme të planifikuara ndaj institucioneve hebraike dhe izraelite.

Të tre thuhet se u arrestuan ndërsa po takoheshin për një dorëzim armësh në Berlin. Versus.al

Poll