BOTA /

Presioni i SHBA-së për planin e paqes, Zelenski: Humbasim dinjitetin ose një partner të madh!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përdorur një ton dramatik, duke iu drejtuar popullit të vendit të tij pas presionit të fortë të palës amerikane për të pranuar planin e paqes me 28 pika të Donald Trump. 

Shkruar nga Versus
Presioni i SHBA-së për planin e paqes, Zelenski: Humbasim dinjitetin
Volodymyr Zelenski

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përdorur një ton dramatik, duke iu drejtuar popullit të vendit të tij pas presionit të fortë të palës amerikane për të pranuar planin e paqes me 28 pika të Donald Trump. 

"Kjo është një nga kohërat më të vështira në historinë tonë. Në këtë moment, Ukraina mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë: ose humbjen e dinjitetit, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç", theksoi Volodymyr Zelensky, duke shtuar se nuk do ta tradhtojë interesin kombëtar të Ukrainës dhe se do të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive me SHBA-në . 

Zelensky u tha qytetarëve se vendi është i thirrur të zgjedhë "ose 28 pikat e vështira, ose një dimër jashtëzakonisht të vështirë - më të vështirin - dhe rreziqe të mëtejshme".

"Për momentin, presioni mbi Ukrainën është një nga më të rëndët", pranoi ai, duke njoftuar një kërkim konstruktiv për zgjidhje me SHBA-në.

"Do të paraqes argumente, do të bind dhe do të propozoj alternativa, por nuk do t'i japim armikut asnjë bazë për të thënë se është Ukraina që nuk dëshiron paqe. Kjo nuk do të ndodhë", tha ai.

Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë pas raportimeve se SHBA-të duan që marrëveshja e paqes të nënshkruhet deri të enjten e ardhshme, më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve, si dhe publikimit të një drafti të 28 pikave, nga të cilat rrjedh se Kievi duhet të bëjë lëshime veçanërisht të ashpra. /Versus.al

 

Poll