
Dy të rinj janë përfshirë në sherr duke shkaktuar kaos dhe trafik këtë të premte në autostradën Tiranë -Durrës.
Ngjarja nisi pas një debati verbal “Ca ke që më sheh?”. Dy protagonistët e konfliktit ndaluan automjetet në mes të rrugës duke mos menduar fare që bllokuan qarkullimin.
Siç duket në foton e më sipërme dy të rinjtë po godasin një ri tjetrin me grushte dhe shkelma në krah të autostradës, ndërsa kolona e makinave shtohej. Për të paktën 30 minuta, trafiku në drejtim të Durrësit u rëndua ndjeshëm.
Fatmirësisht një shofer që ndodhej aty pranë ndërhyri dhe ndau dy të rinjtë. Nuk dihet ende nëse policia ka filluar të hetojë ngjarjen.
