AKTUALITET /

Një shëtitje rrugëve të Tiranës me ministren, por a e di komisionerja Kos që bashkëshorti i Spiropalit është subjekt i SPAK?!

Një shëtitje rëndom rrugëve të Tiranës, është mëse e mirëpritur për komisioneren Kos, sidomos pas rrugës së gjatë që ka bërë Shqipëria drejt BE-së, në pragun e së cilës tashmë ndodhet, por shumëkush bën pyetjen: A e di komisionerja Kos se ne shqiptarët e kemi bestytni që diku duhet të hyjmë me këmbën e mbarë?!

Shkruar nga Versus

Një shëtitje rrugëve të Tiranës me ministren, por a e

Marta Kos, kryekomisionerja për Zgjerimin në BE u pa një ditë më parë në rrugët e Tiranës, e shoqëruar dhe nga ministrja e Jashtme Elisa Spiropali. Sigurisht kjo e fundit u kujdes që ta postonte në rrjetet e saj sociale, si një prelud i samitit të sotëm që mbahet në Tiranë “Groëth Plan, Our pathway to EU”.  

Një shëtitje rrugëve të Tiranës me ministren, por a e
Marta Kos dhe Elisa Spiropali

Ndërsa komisionerja Kos në retorikën e saj vë theksin të lufta kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, shfaqja krah për krah me një nga politikanet dhe ministritet, më të përfolura për veshjet e saj luksoze, më së paku nuk lë shije të mirë. Reagimet në rrjet nuk janë të pakta. Por ndoshta Marta Kos nuk është në dijeni as të faktit që bashkëshorti i ministres Spiropali, është thirrur dhe në SPAK për çështje të nxehta korrupsioni.

Një shëtitje rëndom rrugëve të Tiranës, është mëse e mirëpritur për komisioneren Kos, sidomos pas rrugës së gjatë që ka bërë Shqipëria drejt BE-së, në pragun e së cilës tashmë ndodhet, por shumëkush bën pyetjen: A e di komisionerja Kos se ne shqiptarët e kemi bestytni që diku duhet të hyjmë me këmbën e mbarë?! Versus.al

 

  

Poll