
Qeveria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimin ndaj vendimit të GJKKO që pezullon Belinda Ballukun nga detyra e zëvendës-kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky veprim vjen vetëm pak pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, e cila ishte e para për këtë çështje, gjatë një konference për shtyp pas samitit për Planin e Rritjes.
"Pezullimi nga detyra e një ministri në këtë rast edhe zv.kryeministrit është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart e një pushteti krejt të ri dhe e reflekseve antidemokratike. Ky është rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në vendet e tjera ku s’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.' u shpreh kryeministri Rama ndër të tjera.
Ndërkohë, dje qeveria i ka hequr Ballukut edhe të drejtën për të firmosur dokumente zyrtare./Versus.al
View this post on Instagram

