AKTUALITET /

Pjesë e grupit që tentoi eleminimin e Durim Bamit, GJKKO kalon për gjykim ‘të rrezikshmin’ e Avdylajve

Shkruar nga Versus
Pjesë e grupit që tentoi eleminimin e Durim Bamit, GJKKO kalon
Aldo Avdylaj

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar të pandehurit Aldo Avdylaj përfundimin e hetimeve, ndërsa Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Revanshi” për të cilën janë marrë të pandehur 14 persona.

Operacioni Revanshi goditi 7 grupe kriminale të cilat bashkëpunonin me njëra tjetrën për të eleminuar fizikisht Durim Bamin, një personazh të njohur të botës së krimit në Fushë Krujë.  Aldo Avdylaj në këtë dosje akuzohet për vrasje me paramendim dhe organizatë kriminale.

37 vjeçari, pjesëtar i grupit kriminal të Avdylajve në zonën e Shijakut, u arrestua më 14 tetor të këtij viti teksa fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Atij iu gjet një pistoletë të cilën e mbante poshtë jastëkut.

Ai akuzohet gjithashtu edhe për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës si dhe për bashkëpunim me Aleksandër Lahon “Rrumin e Shijakut” për tjetërsim pronash.

Avdylaj konsiderohet si personazhi kyç që mund të ketë informacion mbi zhdukjen e biznesmenit të shpallur në kërkim, Ervis Martinaj. Burime bëjnë me dije se Aldo Avdylaj është një ndër të dyshuarit kryesorë për eleminimin e Martinajt. Versus.al

Poll