AKTUALITET /

Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Hoxha, pas 11 vitesh merret vendimi për dy mjekët: Asnjë ditë burg!

Gjykata ka vendosur që reanimatorja Elona Burba të dënohet me 1 vit burg, i cili konvertohet në 2 vite shërbim prove, ndërsa licenca e saj mjekësore është pezulluar për dy vjet. Kirurgu Petrit Rexhepi u shpall fajtor dhe u dënuar me 6 muaj burg, i konvertuar më pas në 12 muaj shërbim prove.

Shkruar nga Versus
Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Hoxha, pas 11 vitesh merret
Alban Hoxha dhe bashkëshortja e tij e ndjerë Dorina Haka

11 vjet pas vdekjes së ish-bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, Dorina Haka, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin ndaj dy mjekëve të përfshirë në rastin e saj.

Gjykata ka vendosur që reanimatorja Elona Burba të dënohet me 1 vit burg, i cili konvertohet në 2 vite shërbim prove, ndërsa licenca e saj mjekësore është pezulluar për dy vjet.

Kirurgu Petrit Rexhepi u shpall fajtor dhe u dënuar me 6 muaj burg, i konvertuar më pas në 12 muaj shërbim prove.

Dorina Haka humbi jetën në nëntor 2014, vetëm dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Rasti i saj u mbyll me vendimin e gjykatës pas një pritjeje prej 11 vjetësh, duke sjellë drejtësi për familjen.

Poll