
Dëshira e Donald Trump për të patur Groenlandën dihej, presidenti amerikan nuk e ka fshehur atë, as gjatë periudhës parazgjedhore. Një "goditje" e re pas konsultimeve dhe përballjeve në Davos, erdhi të premten në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë, e cila "ngarkoi" një postim, i cili shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e mediumit.
Në të, presidenti republikan shihet duke ecur drejt një vargmali plot me akull ku është gozhduar flamuri i Groenlandës. Me vete, megjithatë, ai ka edhe një pinguin që mban flamurin amerikan, ndërsa postimi shoqërohet me frazën: "Përqafo pinguinin".
Embrace the penguin. pic.twitter.com/kKlzwd3Rx7
— The White House (@WhiteHouse) January 23, 2026
Dhe nëse mesazhi i dërguar nga ky postim i veçantë është, në vetvete, i mjaftueshëm për të provokuar komente negative, prania e pinguinit i intensifikon reagimet edhe më shumë. Arsyeja? "Nuk ka pinguinë në Hemisferën Veriore, nuk ka pinguinë në Grenlandë", shkruajnë shumica e përdoruesve që komentojnë në postim, duke shtuar se "pinguinët jetojnë ekskluzivisht në Hemisferën Jugore".

