Aeroplani me të cilin udhëtonte presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mësohet se ka qenë shënjestër e rusëve të cilët kanë bllokuar navigimin me GPS.
Ngjarja ka ndodhur teksa aeroplani i presidentes së KE po përpiqej të ulej në Bullgari të dielën.
CNN shkruan se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe se pilotët e bënë të mundur këtë duke përdorur harta prej letre.
Komisioni mori "informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia", tha zëdhënësi.
"Kjo do të përforcojë më tej angazhimin tonë të palëkundur për të rritur aftësitë tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën", shtoi zëdhënësi për CNN. Ngjarja vjen pak pasi von der Leyen e quajti Putinin “grabitqar” dhe theksoi vendosmërinë e BE për të ndihmuar Ukrainën. Versus.al







