BOTA /

Sot Trump inagurohet si president i SHBA-ve! Premton 100 urdhra disa orë pas ceremonisë

Shkruar nga Versus

Sot Trump inagurohet si president i SHBA-ve! Premton 100 urdhra disa orë

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump në një darkë të së dielës mbrëma prezantoi 100 urdhrat ekzekutivë që ai planifikon të lëshojë vetëm disa orë pasi të betohet si president ditën e sotme.

“Brenda orëve nga marrja e detyrës unë do të nënshkruaj dhjetëra urdhra ekzekutivë – afër 100 për të qenë të saktë shumë prej të cilave do t’i përshkruaj në fjalimin tim nesër”, tha Trump në darkën para inaugurimit. “Ne nuk do të humbim asnjë moment në përmbushjen e premtimeve tona ndaj njerëzve.”

“Me stilolapsin tim do të revokoj dhjetëra urdhra dhe veprime ekzekutive shkatërruese dhe radikale të administratës Biden dhe deri në këtë kohë nesër, të gjitha do të jenë të pavlefshme”, shtoi ai.

Vërejtjet e Trump u dhanë në Muzeun Kombëtar të Ndërtesave për një audiencë të mbushur me pjesëmarrës të shquar, duke përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe CEO të Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.

Ish-zyrtarë të lartë dhe ish-presidentë pritet të jenë të pranishëm në ceremoninë sotme të inagurimit të Donald Trump i cili betohet sot për një mandat të dytë si presidenti i 47-të. Betimi i tij do të mbahet brenda ambienteve të Kapitolit për shkak të temperaturave të ulëta dhe motit të paqëndrueshëm.

Ceremonia do të fillojë në në orën 11:30 e cila në Evropë përkon me orën lokale 17:30. Versus.al

Poll