Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti të shtunën vonë pasdite (me orën lokale) në Uashington përpara inaugurimit të tij të hënën.
Trump më herët hipi në një avion ushtarak amerikan C-32 - në një fluturim të quajtur Special Air Mission 47 - në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach në 4:34 pasdite (koha e SHBA), së bashku me gruan e tij Melania dhe djalin e tyre Barron.
Heading to D.C.pic.twitter.com/neGknriGah
— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) January 18, 2025
Trump planifikon të mbajë një tubim me mbështetësit të dielën në Capital One Arena në qendër të Uashingtonit.
President @realDonaldTrump, @MELANIATRUMP, and Barron Trump board Air Force One for his official return to Washington, DC!
— Margo Martin (@margomartin) January 18, 2025
America, your next Commander-in-Chief is en route ???????? pic.twitter.com/NmoIu0svOw
Kujtohet se betimi i së hënës do të bëhet brenda Kapitolit, për shkak të temperaturave të ftohta të parashikuara.
Kjo do të jetë hera e parë që kur Presidenti Ronald Reagan u betua për mandatin e tij të dytë në 1985 që ceremonia do të zhvendoset brenda Kapitolit të SHBA.







