BOTA /

Tha se kishte gjetur kurën për autizmin, deklarata e çuditshme e Trump: Gratë shtatzëna të mos pinë paracetamol

Trump i bazoi pretendimet e tij në të dhëna të marra nga grupe të ndryshme popullsie ku paracetamoli nuk përdorej.

Shkruar nga Versus

Tha se kishte gjetur kurën për autizmin, deklarata e çuditshme

Të dielën, presidenti i SHBA bëri një deklaratë të fortë lidhur me një zbulim që sipas tij do t’u jepte fund rasteve të autizmit në SHBA. Së fundmi, në një deklaratë për mediat, ai bëri një deklaratë të çuditshme teksa e lidhi autizmin me marrjen e acetaminofenit (paracetamolit) gjatë shtatzanisë, pa patur një dokumentacion shkencor mbi këtë pretendim.

Trump u bëri thirrje grave shtatzëna që të mos përdorin paracetamol me argumentin se në vendet ku nuk ka të tillë, nuk ka raste autizmi, si për shembull Kuba.

“Sipas një thashethemi dhe nuk e di nëse është i vërtetë në Kubë nuk kanë paracetamol sepse nuk kanë mundësi ta blejnë. Epo, ata pothuajse nuk kanë fare raste autizmi”, tha Trump.

Mes shembujve të dhënë prej tij ishte edhe “vëllazëria Amish” (një grup personash me origjinë zviceriane dhe gjermane në Pensilvani).

“Merrni për shembull Amishët. Ata pothuajse nuk kanë autizëm”, vazhdoi presidenti i SHBA-së.

Donald Trump pati vështirësi të shqiptonte fjalën “acetaminofen”, përbërësin aktiv në Tylenol që ai i këshilloi gratë shtatzëna ta shmangnin. “Mos e merrni”, këmbënguli ai disa herë, duke i nxitur gratë që më mirë të durojnë dhimbjen sesa të përdorin alternativa për lehtësimin e dhimbjeve ose etheve gjatë shtatzanisë.

Duke iu drejtuar Sekretarit të Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., një figurë e njohur kundër vaksinimit, ai shtoi: “Bobby dëshiron të jetë shumë i kujdesshëm për atë që thotë. Unë nuk jam aq i kujdesshëm.”

“Unë nuk jam mjek, por po jap mendimin tim”, theksoi presidenti amerikan. Versus.al

Poll