BOTA /

Britania dhe aleatët njohën shtetin e Palestinës, reagon SHBA: Veprim kozmetik sa për mburrje

Një zyrtar i DASH është shprehur se ky vendim i shteteve aleate nuk ka asnjë peshë.

Shkruar nga Versus
Britania dhe aleatët njohën shtetin e Palestinës, reagon SHBA:
Donald Trump, president i SHBA

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njohën dje shtetin e Palestinës duke sjellë reagime të shumta tek aktorët me peshë në gjeopolitikë. Lidhur me këtë vendim, ka ardhur edhe reagimi nga SHBA-të që e quajnë këtë veprim “një mburrje” sa për sy e faqe.

"Ne vazhdojmë t'i japim përparësi diplomacisë serioze mbi mburrjet. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin, të cilat nuk mund të garantohen për sa kohë që ekziston Hamasi", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në kushte anonimiteti, sipas Agence France Presse.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e paralajmëroi njohjen e shtetit të Palestinës në muajin korrik nëse shteti Izraelit nuk përmbush disa kushte që konsistojnë kryesisht në dhënien fund të luftës në Gaza, pranimin e armëpushimit si dhe të lejojë kalimin e ndihmave humanitare nga OKB për në Rripin e Gazës.

Palestina njihet aktualisht nga rreth 75% e 193 shteteve anëtare të OKB-së. Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Palestina ka statusin e një "shteti vëzhgues të përhershëm", duke lejuar pjesëmarrjen, por pa të drejtë vote. Versus.al

Poll