BOTA /

"Transaksionet i merr nga Serbia", Haradinaj sulmon Kurti: Solli përçarjen me Shqipërinë

Sipas Haradinajt, Kurti i merr vendimet i diktuar nga qeveria serbe.

Shkruar nga Versus
"Transaksionet i merr nga Serbia", Haradinaj sulmon Kurti: Solli
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti sa i takon marrëdhënieve që ky i fundit ka kultivuar me shtetin e Shqipërisë.

Për Ekonomia Online, Haradinaj e cilësoi kreun e qeverisë si “shkaktarin që solli krisje mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Teksa dha rastin e heqjes së pensioneve për luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në luftën e viteve 98-99, Haradinaj akuzoi Kurtin si rekrut të Serbisë.

‘’Kurti nuk ka lënë asnjë element që do ti kishte forcuar shqiptarët pa e dëmtuar. Rri në Paris me krejt suitën e vet, dhe vetëm gjatë qëndrimit në Paris mundet me i pagu pagat e minatorëve’’, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, vendimet e Kurtit janë mision i dhënë ndaj tij nga Serbia.

"Edhe financimet i ka të dyshimta. Finacimet i ka, transaksionet nga Serbia’’, tha Haradinaj.

Kritika, opozitari kishte dhe sa i përket pagave në Kosovë. Duke e krahasuar me Shqipërinë, Haradinaj u shpreh se qeveria duhet t’i kushtojë më shumë shifrës së pagës mesatare në Kosovë. Versus.al

Poll