Në Santorini kur toka nuk pushon së dridhuri, disa zgjodhën të qëndronin. Në një ishull të goditur nga stuhite sizmike të paprecedentë këta njerëz kanë vendosur të vazhdojnë jetën në Santorini pavarësisht pasigurisë.
Jenny Baya, 20 vjeç, punon si recepsioniste në De Sol, dimër dhe verë. Ajo mund të largohej – ose në Athinë ose në atdheun e saj në Shqipëri. “ Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese , as që më shkoi në mendje të largohesha”, thotë 20 vjeçarja për median helene Prothema.gr.
Të afërmit e saj tashmë janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk po mendon t'i ndjekë. Për të, jeta në Santorini vazhdon, edhe nëse toka nën këmbët e saj po dridhet.
Antonis Koronios, 74 vjeç, është një nga ata që nuk menduan për asnjë moment largimin nga Santorini. I lindur dhe i rritur në ishull, ai nuk ka frikë nga magnitudat. Në fund të fundit, ai përjetoi tërmetin e madh të vitit 1956 , kur, si fëmijë, flinte në një tendë në fushë me familjen e tij.
Sofia Athanasiadou jeton dhe punon në Santorini për 21 vitet e fundit. Hoteli është pothuajse i varur mbi shkëmb, por ajo mbetet e qetë. Nuk mendoi për asnjë moment të largohej nga ishulli, edhe kur tërmetet u bënë një dukuri e përditshme.
“Nuk u largova sepse kam përgjegjësi – si në punën time ashtu edhe si qytetare”, thotë ajo me vendosmëri./Versus.al







