BOTA /

Trump para mediave: Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë, ceremonia do të jetë në Europë

Presidenti Trump deklaroi se i ka informuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Shkruar nga Versus

Trump para mediave: Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë,

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është arritur një “marrëveshje e shkëlqyer” me Iranin dhe se ajo do të nënshkruhet “ndoshta gjatë fundjavës”.

Ai tha se dokumenti ishte në “fazën e tij mjaft përfundimtare” dhe finalizimi ishte i mundur në “disa ditët” e ardhshme.

"Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë pas nënshkrimit, i cili do të zhvillohet në Evropë me praninë e zëvendëspresidentit JD Vance", tha Trump.

Presidenti deklaroi se i ka informuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Poll