Turqia ka arrestuar 15 persona si pjesë e një hetimi për një zjarr që shpërtheu në një hotel tw njw resorti skish në malet Bolu, duke vrarë 78 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Tragjedia nxiti thirrje për përgjegjësi dhe reforma. Ekspertë të pavarur kanë thënë se hotelit Grand Kartal, në Kartalkaya, nw Turqinw perëndimore, i mungonin masat bazë të sigurisë nga zjarri.
Dje, presidenti i vendit, Tayyip Erdogan, tha se drejtësia turke po punon për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përgjegjës për incidentin.
Menaxhmenti i hotelit ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar.
Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raportoi sot se pronari, menaxhmenti dhe 12 persona të tjerë u arrestuan si pjesë e hetimit.
Sipas të njëjtit burim, procedimet ligjore kundër nënkryetarit të provincës Bolou dhe kreut të zjarrfikësve lokalë po vazhdojnë, ndërsa 6 persona të tjerë janë liruar në kushte të caktuara.
Zjarri shpërtheu në një restorant në ndërtesën 12-katëshe, ku strehoheshin 238 pushues, rreth orës 3:30 të mëngjesit me orën lokale të së martës, duke detyruar disa banorë të panikuar të hidheshin nga dritaret për të shpëtuar.







