BOTA /

VIDEO/ Pamjet e shembjes së tavanit të stacionit hekurudhor në Serbi

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamjet e shembjes së tavanit të stacionit hekurudhor në

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur shembet tavani i betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, Serbi.

Deri më tani raportohet se 13 persona kanë humbur jetën, e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së strukturës së betonit në pjesën e vjetër të stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Shtatë automjete të emergjencës ndodhen në vendin e aksidentit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja.

Edhe pse vetë stacioni u rinovua së fundmi, struktura e betonit e ndërtuar në vitin 1964 u shemb pak para orës 12:00.

Ndryshe, autoritetet serbe tashmë kanë nisur hetimet e para gjersa raportohet se një pjesë të stacionit e ka rinovuar një kompani kineze.

Poll