BOTA /

VIDEO VIRALE/ Kur Sekretari i Transportit i emëruar nga Donald Trump kërcente i zhveshur në një reality show

Shkruar nga Versus

VIDEO VIRALE/ Kur Sekretari i Transportit i emëruar nga Donald Trump

Sekretari i ri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, i cili së shpejti do të thirret për të kryer detyrën e vështirë për të rikthyer besimin qyetarë tek industria e aviacionit amerikan e cila u trondit së fundmi pas aksidentit në Uashington, DC është vënë së fundmi në qendër të vëmëndjes. Media britanike Dailymail ka publikuar një video ku Duffy shihet duke kërcyer zhveshur në një reality show.

Në vitin 1997, Duffy shumë i ri atëherë ishte pjesë në reality show " The Real World: Boston ", i cili u fokusohet (si sezonet e mëparshme) në një grup të huajsh që jetojnë së bashku për shumë muaj, çdo herë në qytete të ndryshme dhe me misione të ndryshëm. Ekipi i Bostonit  kishte për detyrë të ndihmonte fëmijët e vegjël përmes një programi këshillimi, por reality show u fokusua më shumë në marrëdhëniet ndërpersonale mes banorëve të shtëpisë dhe festave të tyre.

Reality show MTV e kishte prezantuar Duffy-n para shikuesve si një avokat i ri ambicioz dhe konservator që i pëlqen të marrë pjesë në garat e prerjes së drurit. Sipas Daily Mail, e cila publikoi një video të veçantë të pjesëmarrjes së tij në "The Real World", Duffy ishte një lojtar që flirtonte hapur me shoqet e shtëpisë së (madje edhe me një lojtare që e kishte deklaruar veten si homoseksuale ) dhe donte të argëtohej me çdo mundësi, ndonjëherë dhe jashtë rregullave të lojës./Versus.al

 

Tags:

sean duffy

Poll