BOTA /

Vr*u familjarët e ish-burrit duke i helmuar me kërpudha, gruaja në Australi: Nuk i duroja dot

Shkruar nga Versus
Vr*u familjarët e ish-burrit duke i helmuar me kërpudha, gruaja
E dënuara, Erin Patterson

Australi- Një grua e quajtur Erin Patterson është dënuar nga një gjykatë për vrasjen e tre të afërmve të moshuar të ish-bashkëshortit të saj me anë të një dreke të mbushur me kërpudha helmuese, duke përfunduar kështu një nga gjyqet më të mëdha penale në vend.

Patterson, 50 vjeç, u dha prindërve të burrit të saj të ndarë dhe tezes dhe xhaxhait të tij biftekë wellington në shtëpinë e saj në korrik 2023. Të nesërmen të katër mysafirët u shtruan në spital me simptoma të helmimit nga kërpudhat vdekjeprurëse, dhe më vonë tre prej tyre vdiqën.

Gjykata e shpalli atë fajtore për vrasjen e tre personave dhe tentativën e vrasjes së një personi të katërt. Ajo u akuzua për vrasjen e vjehrrës së saj Gail Patterson, vjehrrit Donald Patterson dhe motrës së Gail, Heather Wilkinson, së bashku me tentativën e vrasjes së Ian Wilkinson, burrit të Heather. Patterson u arrestua dhe u akuzua për vrasje. Në gjyq autorja e cila është nënë e dy fëmijëve tha se e kishte kryer krimin për shkak se nuk i duronte dot familjarët e ish burrit. Versus.al

Poll