BOTA /

Zhdukja e 'Bill Gates britanik', përplaset për vdekje ish-kolegu i tij pak ditë para fundosjes së jahtit në Sicili

Stephen Chamberlain u plagos për vdekje vetëm disa ditë përpara se manjati i teknologjisë, miliarderi Lynch të zhdukej në brigjet e Siçilisë pas fundosjes së superjahtit

Shkruar nga M.H
Zhdukja e 'Bill Gates britanik', përplaset për vdekje
Mike Lynch dhe Stephen Chamberlain

Ish-kolegu dhe i bashkëpandehuri i Mike Lynch në gjyqin e tij për mashtrim në SHBA ka vdekur në spital pasi u përplas nga një makinë të shtunën, bëri me dije avokati i tij.

Stephen Chamberlain u plagos për vdekje vetëm disa ditë përpara se manjati i teknologjisë, miliarderi Lynch të zhdukej në brigjet e Siçilisë pas fundosjes së superjahtit.

Chamberlain, nënkryetari i financave i Autonomy u godit nga një makinë në Cambridgeshire të shtunën në mëngjes. 

Në një deklaratë, avokati i Chamberlain Gary Lincenberg e cilësoi të ndjerin si një mik dhe klient të dashur, të guximshëm e me intgritet.

“Klienti dhe miku ynë i dashur Steve Chamberlain u godit për vdekje nga një makinë të shtunën ndërsa po vraponte. Ai ishte një burrë i guximshëm me integritet të pashembullt. Na mungon thellësisht.  Steve luftoi me sukses për të pastruar emrin e tij në gjyq në fillim të këtij viti, por tashmë ai jeton përmes familjes së tij të mrekullueshme", u shpreh ai.

Ditë më vonë, Lynch ishte një nga gjashtë personat e raportuar të zhdukur pasi një jaht luksoz u godit nga një stuhi e papritur dhe u fundos në Sicili ditën e djeshme.

Chamberlain u përball me të njëjtat akuza për mashtrim dhe konspiracion si ish-shefi i tij për mashtrime për vlerën e një kompanie përpara se të shitej. Të dy u liruan nga të gjitha akuzat nga një juri në San Francisko në qershor, por ky fundit kishte hyrë në sistemin e drejtësisë amerikane pas vendimit.

Lynch, 59 vjeç, kishte për thënë BBC se besonte se ishte në gjendje të pastronte emrin e tij dhe të Chamberlain tani të ndjerit, për shkak të pasurisë së tij të konsiderueshme.

Ai tha disa ditë më parë: “Nuk duhet të kesh fonde për të mbrojtur veten si qytetar britanik. Arsyeja që jam ulur këtu, le të jemi të sinqertë, nuk është vetëm sepse isha i pafajshëm... por sepse kisha mjaftueshëm para për të mos u rrëmbyer nga një proces që është krijuar për të më eleminuar."/ Versus.al

Poll