BOTA /

Zjarri tragjik në Turqi me 66 viktima/ Erdogan shpall ditë zie kombëtare: Përgjegjësit do përballen me drejtësinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpalli zi kombëtare dhe njoftoi nisjen e një hetimi të thelluar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e këtij incidenti.

Shkruar nga Versus

 

Zjarri tragjik në Turqi me 66 viktima/ Erdogan shpall ditë zie

Një tragjedi e rëndë goditi Turqinë, pasi një zjarr shkatërrues në resortin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu, mori jetën e 66 personave dhe la të plagosur 51 të tjerë. Si përgjigje ndaj kësaj fatkeqësie, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpalli zi kombëtare dhe njoftoi nisjen e një hetimi të thelluar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e këtij incidenti.

Zjarri tragjik në Turqi me 66 viktima/ Erdogan shpall ditë zie

Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Ankara, Erdogan konfirmoi se për rastin janë angazhuar gjashtë prokurorë, dy inspektorë të Administratës Publike, katër inspektorë të Ministrisë së Punës dhe një komision ekspertësh me pesë anëtarë. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu katër ministra të qeverisë për të ndjekur nga afër hetimet.

Zjarri tragjik në Turqi me 66 viktima/ Erdogan shpall ditë zie

Presidenti turk theksoi se katër persona janë arrestuar deri më tani, përfshirë pronarin e resortit. “Kushdo që ka përgjegjësi për këtë tragjedi, qoftë nga pakujdesia apo shkeljet ligjore, do të përballet me drejtësinë,” deklaroi ai, duke garantuar se autoritetet do të veprojnë me vendosmëri për të ndëshkuar fajtorët.

Poll