AKTUALITET /

I dënuar me 25 vite burg në Britani, mediat angleze: Bosi shqiptar i kokainës do lirohet më shpejt sapo të mbërrijë në Shqipëri

Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull Erald Memës, të njohur ndryshe si "bosi" i grupit shqiptar të kokainës në Britani të Madhe.

Shkruar nga B.V
I dënuar me 25 vite burg në Britani, mediat angleze: Bosi shqiptar i
Erald Mema

Erald Mema, 39 vjeçari shqiptar që njihet si kreu i një grupi kriminal që furnizonte me kokainë rrjetet e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe mund të lirohet më herët pavarësisht dënimit prej 25 vitesh burg të dhënë nga një gjykatë britanike.

Mediat e huaja shkruajnë se Mema do të transferohet në një burg shqiptar ku do të vuajë më pak se gjysmën e dënimit. Një prej 40 kriminelëve më të rrezikshëm shqiptar në Britaninë e Madhe, Mema u dënua në vitin 2018 për trafik kokaine me vlerë miliona paund, në rolin e kreut të grupit të organizuar.

“Një bos shqiptar i krimit që përmbyti Britaninë e Madhe me kokainë mund të lirohet vite më herët në bazë të një marrëveshjeje transferimi për të lehtësuar krizën e mbipopullimit të burgjeve”- thuhet në artikullin e “The Telegraph”.

Ai do të transferohet në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive të vendeve për transferimin e shqiptarëve të dënuar në mënyrë që ta vuajnë dënimin në atdheun e tyre. Por ndryshe nga Britania e Madhe, kodi penal shqiptar mbart një dënim maksimal prej 15 vitesh burg për tregtarët e drogës si Mema.

Skema e transferimit të burgosurve me Shqipërinë u lançua për të reduktuar numrin e të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e masave për të trajtuar krizën e mbipopullimit mes frikës se burgjeve mund t'i mbarojë hapësira e lirë. Më shumë se 10,000 shtetas të huaj  mbahen aktualisht në burgjet në Angli dhe Uells, me shqiptarët që përbëjnë kontigjentin më të madh me 1,323 të burgosur aktualisht. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i jep Shqipërisë 5 milionë euro (4.3 milionë £) për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet rehabilituese dhe trajnimin e rojeve. Versus.al

Poll