Daily Mail i ka kushtuar një artikull çiftiti më të ri mbretëror në Shqipëri. "Princi i kurorës Leka II ka debutuar të dashurën e tij të re shtatë muaj pas ndarjes nga gruaja e tij me të cilën ishte i martuar prej tetë vitesh.
42-vjeçari prezantoi partneren e tij të re, fotografen Blerta Celibashi, në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë të hënën.
Kjo vjen pasi Leka dhe Princesha Elia Zaharia, të cilët u martuan në vitin 2016 dhe kanë së bashku princeshën 4-vjeçare Geraldine, njoftuan ndarjen e tyre në janar, duke cituar se bashkimi kishte 'humbur funksionin'. ' - shkruan mes të tjerave media britanike.
Daily Mail, më tej thekson se ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të zymta, ku dyshja u urdhëruan të qëndronin pesë metra larg njëri-tjetrit pas një incidenti të dyshuar dhune në familje dhe Leka tha se mund ta shihte vajzën e tij vetëm në prani të një dadoje.
Por këtë javë, Leka la mënjanë ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti partneren e tij të re, Blertën në gjirin mbretëror, duke ndarë në Instagram nga faqja zyrtare e Oborrit mbretëror një portret të tyre të kapur për dore në event.
Leka dhe Blerta kanë shfaqur një pamje romantike në imazh dhe janë kapur për dore duke buzëqeshur drejt kamerës.
Blerta mban një llogari private në Instagram, por ka dhe një profil biznesi që shfaq punën e saj fotografike me mbi 30 mijë ndjekës.







