AKTUALITET /

Ngacmoi seksualisht 13 vjeçaren në Devoll, pranga të moshuarit! I çonte mesazhe në telefonin e gjyshit të saj

Një i moshuar është arrestuar nga policia e Devollit nën akuzën e ngacmimit seksual të një 13 vjeçareje.

Shkruar nga Versus

Ngacmoi seksualisht 13 vjeçaren në Devoll, pranga të moshuarit!

Korçë- Një 64 vjeçar i identifikuar si Z.R është arrestuar nga policia në Devoll pas zbulimit të rastit flagrant ku i moshuari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare të cilës i ka dërguar mesazhe nëpërmjet telefonit të gjyshit të saj.

64 vjeçari akuzohet se ka kaluar edhe në kontakt fizik bazuar në disa shenja që vajza ka në trup. Detajet nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale, do të mësohen në ditët në vijim kur të ketë një kontroll mjekësor.

Rasti është denoncuar në polici ditën e djeshme (22 maj). E mitura u paraqit në polici së bashku me prindërit e saj nën shoqërinë e një psikologie. I moshuari i akuzuar për rastin e rëndë, njihet në zonë si njeri problematik.

Poll