AKTUALITET /

Përplasën me makinë 2 të mitur, nën hetim 2 drejtues mjetesh në Dibër! Njëri prej tyre 16 vjeç

Dy të mitur janë përplasur sot me makinë në dy aksidente të ndryshme të ndodhura në Maqellarë dhe Vranjt.

Shkruar nga B.V
Përplasën me makinë 2 të mitur, nën hetim 2 drejtues
Drejtoria vendore e policisë Dibër

Dibër- Dy aksidente ku  janë përplasur dy të mitur janë shënuar ditën e sotme në fshatrat Vranjt dhe Maqellarë.

Për pasojë, ka nisur hetimi për 51 vjeçarin e identifikuar si L.M pasi përplasi me makinë një të mitur i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.

Gjithashtu po procedohet penalisht edhe një 16 vjeçar i cili duke drejtuar ilegalisht një automjet, ka përplasur një vajzë të mitur e cila është transportuar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

Tags:

aksident

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: