Që nga pandemia e koronavirusit, roli i makinistit të trenit në Gjermani ka marrë vlerësimin që i takon. Një profesion dikur i harruar, sot jo vetëm që është njohur si thelbësor për funksionimin e shtetit, por ofron edhe paga tejet konkurruese krahasuar me shumë profesione të tjera.
Sipas raportimeve nga RTL, paga fillestare bruto për një makinist treni në Gjermani kap vlerën prej më shumë se 3,500 euro në muaj, pas një marrëveshjeje të re kolektive të nënshkruar pas grevës disa-ditore në mars 2024 nga sindikata GDL.
Nga prilli i vitit 2025, paga fillestare është rritur nga 3,300 euro në rreth 3,500 euro bruto në muaj. Por kjo shifër është vetëm baza.
Falë orareve të zgjatura, turneve të natës, punës gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, për të cilat jepen shtesa të veçanta, të ardhurat totale mujore mund të kalojnë lehtësisht shifrën e 4,000 eurove.
Për më tepër, çdo 5 vjet përvojë pune sjell një rritje prej rreth 100 euro, që do të thotë se një makinist me 30 vjet përvojë mund të arrijë pagën bruto mujore deri në 4,650 euro.
Makinisti i trenit nuk është fundi i rrugës për profesionistët ambiciozë. Ata që dëshirojnë të avancojnë mund të ndjekin arsimim shtesë dhe të marrin role të rëndësishme si dispeçerë, specialistë apo mbikëqyrës të trafikut hekurudhor.
Në një kohë kur shumë profesione përballen me pasiguri ekonomike dhe ndryshime të shpejta, puna e makinistit në Gjermani ofron stabilitet, siguri financiare dhe mundësi për zhvillim profesional afatgjatë.

Oktoberfest 2025 – Hapet festa me çmime rekord të birrës



Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit


Qeveria fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet

