AKTUALITET /

Çmontohet organizata shqiptare e kokainës në Rodos, 3 të arrestuar. Sulmuan dhe policët

Sipas raportimeve nga mediat greke, 30-vjeçari shqiptar dyshohet si furnizuesi kryesor i lëndës narkotike, ndërsa 28-vjeçari luante rolin e shpërndarësit aktiv të drogës tek përdorues të ndryshëm në ishull.

Shkruar nga Versus

Çmontohet organizata shqiptare e kokainës në Rodos, 3 të

Një operacion i Policisë greke në ishullin turistik të Rodosit ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës, ku janë arrestuar tre persona, përfshirë dy shtetas shqiptarë të moshave 28 dhe 30 vjeç, si dhe një tjetër 31-vjeçar.

Aksioni nisi rreth mesnatës së së shtunës, i ndërmarrë nga strukturat e Policisë Kundër Drogës, pas një periudhe vëzhgimi intensiv. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 806 gramë kokainë të ndarë në tetë pako, të cilat ishin fshehur në një lavatriçe të vjetër brenda një zone me bimësi të dendur në një park publik.

Sipas raportimeve nga mediat greke, 30-vjeçari shqiptar dyshohet si furnizuesi kryesor i lëndës narkotike, ndërsa 28-vjeçari luante rolin e shpërndarësit aktiv të drogës tek përdorues të ndryshëm në ishull. Deri tani janë identifikuar të paktën dy prej klientëve të tyre.

Gjatë aksionit, të arrestuarit i kanë rezistuar policisë me dhunë, ndërsa 28-vjeçari po përballet gjithashtu me akuzën për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë. Ndërkohë, 30-vjeçari përveç akuzave për trafik droge dhe qëndrim të paligjshëm në vend, akuzohet edhe për shkelje të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), pasi dyshohet se ka përdorur pajisje për regjistrimin e pamjeve në rrugë publike pa autorizim.

Gjatë kontrollit trupor dhe në automjetin që ata përdornin, policia gjeti dhe sekuestroi:

Telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për koordinimin e shitjeve,
0.6 gramë kanabis të papërpunuar,
Peshore elektronike precize dhe materiale të tjera për ndarjen e drogës.
Një ditë më pas, në vijim të hetimeve, policia ushtroi një kontroll në banesën e njërit prej të arrestuarve, në prani të një përfaqësuesi të Autoritetit Gjyqësor. Aty u gjetën dhe sekuestruan 1 gram kanabis si dhe një pajisje për regjistrimin e imazheve me pamje të drejtuara nga rruga.

Sipas hetimeve paraprake, grupi kriminal e tregtonte kokainën me 100 euro për gram, ndërsa vlera totale e drogës së sekuestruar arrin rreth 80 mijë euro.

Autoritetet greke dyshojnë se rrjeti mund të ketë lidhje edhe me persona të tjerë, përfshirë qytetarë vendas, dhe hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Poll