AKTUALITET /

Tragjedi në Polenë / Një i ri dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëv*arë

Sipas njoftimit paraprak nga policia, dyshohet se i riu mund të jetë vetëflijuar, pasi mendohet se vuante nga depresioni.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Polenë / Një i ri dyshohet se i dha fund jetës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e vogël të fshatit Polenë, ku është gjetur pa shenja jete një i ri vetëm 25 vjeç, me inicialet E.K..

Sipas njoftimit paraprak nga policia, dyshohet se i riu mund të jetë vetëflijuar, pasi mendohet se vuante nga depresioni.

“Rreth orës 12:20, në fshatin Polenë, është gjetur nga banorët e zonës, dyshohet i vetëvarur shtetasi E.K., 25 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë, ndërsa theksohet se hetimet për zbardhjen e rrethanave po vijojnë.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën me delikatesë dhe kujdes të shtuar.

Ngjarja ka prekur thellë banorët e zonës, të cilët janë tronditur nga humbja e një jete të re.

Poll