Dita e sotme është dita e parë e fazës eliminatore direkte në Kampionatin Evropian të këtij viti.
Pas një pushimi dyditor, 16 kombëtaret më të mira të fazës së grupeve do të garojnë për trofeun e kampionit të Evropës.
Duke parë çiftet e 16-tës, jepet përshtypjen se njëra anë e shortit është shumë më e fortë se tjetra. Në krahun e majtë janë Spanja, Gjermania, Franca dhe Portugalia, të cilat ishin ndër pesë favoritët para fillimit të Euros.
Në anën tjetër të shortit, nga ata pesë, është vetëm Anglia.
Zvicër-Itali -ora 18:00
Zvicra dhe Italia do të hapin fazën e 1/16-tës. Skuadrat e dyta janë nga grupet A dhe B. Zviceranët janë ende të pamposhtur në Euro 2024, ata mundën Hungarinë dhe barazuan me Skocinë dhe Gjermaninë.
Italianët fituan katër pikë në fazën e grupeve. Pas fitores ndaj Shqipërisë, ata u mundën nga Spanja dhe më pas barazuan në minutën e 98-të ndaj Kroacisë.
Gjermani-Danimarkë -ora 21:00
Në ndeshjen kundër Zvicrës, Gjermania siguroi vendin e parë në Grupin A, gjë që i dha një përballje më të lehtë në letra në 1/16, me Danimarkën, e cila ishte e dyta në Grupin C. Gjermanët fituan gjashtë pikë në dy ndeshjet e para me një golavarazh prej 7:1.
Nga ana tjetër, Danimarka në këtë Euro ende nuk njeh humbje, por as fitore. Ata luajtën 1-1 me Slloveninë dhe Anglinë dhe 0-0 me Serbinë në ndeshjen e fundit, që i mjaftuan për të kaluar më tej.







