AKTUALITET /

Emrat e skema / Për 200 euro, gardiani fuste drogë në burgun e Elbasanit. Arrest me burg për 3 persona

Prokuroria zbardh skemën: Polic i burgut, një i paraburgosur dhe familjare e tij përfshirë në trafikun e narkotikëve në ambientet e burgut

Shkruar nga Versus

Emrat e skema / Për 200 euro, gardiani fuste drogë në burgun e

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për tre persona, të cilët dyshohet se kishin organizuar një rrjet të trafikut të narkotikëve brenda IEVP Elbasan.

Të arrestuarit janë:

Ndriçim Kroi, punonjës i policisë së burgjeve;
Gerald Stamolla, i paraburgosur;
Esmeralda Komici, familjare e Stamollës.
Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.669, viti 2025, zbuluan se Kroi, gjatë kohës jashtë shërbimit, futonte drogë në burg kundrejt pagesës, duke përdorur lidhjet e tij me të afërmit e të paraburgosurve për të marrë porositë dhe shpërndarë lëndët narkotike brenda institucionit.

Prokuroria njoftoi se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

Emrat e skema / Për 200 euro, gardiani fuste drogë në burgun e

Sipas informacioneve të administruara nga Prokuroria:

Kroi vepronte kryesisht gjatë turnit të tretë, si dhe ditët e shtunë dhe të diel, kur nuk kishte personel administrativ në institucion.
Për të mbuluar aktivitetin, ai shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë në qytetin e Elbasanit, ku merrte porositë nga të afërmit e të paraburgosurve dhe më pas i shpërndante në burg
Shitja dhe shpërndarja e drogës bëhej më pas nga vetë të paraburgosurit brenda regjimit të brendshëm.

Emrat e skema / Për 200 euro, gardiani fuste drogë në burgun e

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen Esmeralda Komici. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 të Kodit Penal./VERSUS 

Poll