
Dibër- Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia e Matit nën akuzën se ka dhunuar xhaxhain e tij 58 vjeçar.
Në pranga ra Klajdisjan Kurti të cilit gjatë kontrollit të bërë në banesën në fshatin Drita iu gjetën dhe sekuestruan në cilëinë e provës materiale 34 fishekë, 2 grantata, 8 ndezëse granatash dhe një krëhër arme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Versus.al







