Kryeministri Edi Rama teksa ka nisur shpërndarjen e 437 titujve të pronsisë në Himarë nuk ka kursyer dhe batutat me banorët e kësaj zone.
Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij u shpreh se Prefektura e Himarës do të jetë dera e tyre për çdo problem që do të kenë me pronat, teksa shtoi “nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen”.
Edi Rama: 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefektuara dhe prefekti është dera për çdo problem që keni, prefekti ka detyrën për ta zgjidhur këtë çështje.
Nuk keni punë fare ju, vajtët tek Kadastra keni një problem, Vangjeli. Vajtët atje, ju thanë ashtu, Vangjeli. Thashë Vangjel Tavo, nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen, shko atje.
Do sherr atje, mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen. Të japim certifikatat se me këto muhabete nuk mbarojmë kurrë.







