
Është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga dy punonjësit e hotel “Greccia” të cilët u arrestuan nën dyshimin se ndihmuan bashkëpronarin e hotelit ku punonin, Gerald Shehun për të zhdukur trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi të cilin e vrau me plumb në kokë pas sherrit në shkallët e biznesit.
“Na bërtiti që ta ndihmonim me trupin e pajetë. Trupin e morëm nga dhoma dhe e futëm në bagazhin e makinës”- mësohet të jenë shprehur Daniel Qose dhe David Larti dy punonjësit e arrestuar nga policia.
Punonjësit ndihmuan bashkëpronarin e hotelit për të futur në makinë trupin e pajetë të recepsionistit, ndërsa u shprehën se nuk kishin dijeni mbi vendin se ku Gerald Shehu mund të kishte fshehur viktimën. Versus.al







