AKTUALITET /

FOTO/ U përplas nga një makinë, kali i plagosur lihet të ngordh në rrugë. Pamje shqetësuese

Kali është lënë në rrugë me qëllim që të ngordhë pasi asnjë institucion shtetëror nuk asiston për transportimin e tij tek veterineri.

Shkruar nga Versus

FOTO/ U përplas nga një makinë, kali i plagosur lihet të

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Delvinë-Sarandë që prej orës 1 të mëngjesit.

Një kalë i përplasur është lënë në rrugë, duke u dergjur në mes të vapës, pa marrë ndihmën e nevojshme.

FOTO/ U përplas nga një makinë, kali i plagosur lihet të

Sipas një qytetari që ka raportuar ngjarjen, duket se kali është lënë në rrugë me qëllim që të ngordhë pasi asnjë institucion shtetëror nuk asiston për transportimin e tij tek veterineri.

Qytetari ka denoncuar situatën, duke deklaruar se ka telefonuar policinë e Sarandës dhe Delvinës, si dhe policinë bashkiake të të dyja qyteteve, por asnjë ndërhyrje efektive nuk është bërë për të ndihmuar kafshën e plagosur.

FOTO/ U përplas nga një makinë, kali i plagosur lihet të FOTO/ U përplas nga një makinë, kali i plagosur lihet të   FOTO/ U përplas nga një makinë, kali i plagosur lihet të  

 

Poll