Situata me sherret nëpër shkolla, duket se është jashtë kontrollit. Vetëm pak ditë pas një sherri të ndodhur në një shkollë të mesme ku u plagosën 3 persona me thika e sende të forta, një tjetër sherr është regjistruar në Vaun e Dejës mes nxnësve që e kishin lënë për t’u ‘sqaruar’ pas mësimit.
Një përplasje e ngjashme si ato të mëparshmet është shënuar mbrëmjen e djeshme pranë vendqëndrimit të furgonëve në Vaun e Dejës. Fillimisht dy grupet e adoleshentëve përplasen me grushte me njëri-tjetrin. Situata përshkallëzohet kur njëri prej tyre shihet teksa mban në dorë një thikë.
Ai vendos kapuçin e xhaketës në kokë, nxjerr thikën dhe tenton të sulmojë grupin rival. Fatmirësisht nuk pati persona të plagosur, por ngjarja ka shtuar edhe njëherë frikën për mungesën e sigurisë në shkolla ku pavarësisht sherreve të vazhdueshme që rezultojnë deri në vrasje, institucionet nuk shihen askund. Versus.al


