POLITIKË /

Vizita e papritur e Edi Ramës në Vlorë sjell ndryshime: Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili emërohen drejtues të PS në Vlorë

Ky ndryshim erdhi pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar, ku ai zhvilloi takime me strukturat lokale të partisë dhe me Kryetarin e Bashkisë, Ermal Dredha.

Shkruar nga Versus
Vizita e papritur e Edi Ramës në Vlorë sjell ndryshime: Klevis
Klevis Kaso/Erjona Ismajli

Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili janë emëruar drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Vlorë. Ky ndryshim erdhi pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar, ku ai zhvilloi takime me strukturat lokale të partisë dhe me Kryetarin e Bashkisë, Ermal Dredha.

Klevis Kaso, i cili garoi në zgjedhjet e 11 majit në listë të hapur, nuk arriti të sigurojë mandat për legjislaturën e ardhshme, ndërsa Erjona Ismaili tashmë është deputete e PS-së, me mandat të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ardhur nga lista e mbyllur për qarkun e Vlorës.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se këto ndryshime janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë në strukturat lokale të PS-së, me fokus te përfshirja e figurave të reja dhe fuqizimi i lidhjes me komunitetin.

Gjatë takimit në bashki, Rama u shoqërua nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe përfaqësues të tjerë të PS-së./Versus.al

Poll