AKTUALITET /

Aksident i rëndë në autostradën ‘Levan-Tepelenë’, plagosen burrë e grua, u përplasën nga kamioni

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në autostradën

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën ‘Levan-Tepelenë’, ku një makinë është përplasur me një kamion.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Fratarit’, teksa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur një çift, burrë e grua nga Tepelena. Sipas burimeve paraprake, automjeti që udhëtonte çifti drejt Tepelenës ka goditur nga mbrapa një automjet të tonazhit të lartën, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor. Goditja ka qenë e fortë ndërsa të dy janë plagosur.

Për momentin të lënduarit janë përcjellë në Qendrën Spitalore të qytezës së Fratarit, e cila ndodhet 500 m larg vendngjarjes ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

 

Poll