Alba Pollozhani, e bërë e famshme për shkak të pjesëmarrjes së saj në një program dashurie, ka bërë një deklaraë të fortë, trishtuese, se nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e saj. Këtë deklaratë e ka bërë teksa ishte në mes të një paneli ku po flitej për rëndësishën e librit, dhe pa dyshim gazetarja Minika Stafa nuk ka ngurruar që të reagojë.
Ajo është shprehur se nuk ishte e përgatitur që të ishte në një panel ku flitej për librin dhe ndërkohë përballë të kishte një njeri që nuk kishte prekur një faqe në jetën e saj.
Alba: Meqë morëm vesh për titullin që do të kemi sot..është zarf shpirtëror, kam shkëputur një pjesë të vogël nga një atdhetari im nga Dibra e Madhe, unë nuk jam tip I poezive, nuk është se lexoj libra, nuk kam lexuar asnjëherë në jetë libra që në klasë të parë dhe të dytë, përveç librave profesionalë.
Monika: Duhet të isha përgatitur shumë mirë për të qenë në këtë panel, më vjen shumë keq.
Manushi: Do ta bësh që të lexojë librin e parë, e kupton çfarë misioni historik ke?
Alba: Kam shkëputur një pjesë nga Haki Sharofi, i cili është nga Dibra e Madhe dhe kishte një vepër që quhej “Lavdi Hyjnore”.
Monika: Dua të ndalem tek ajo që the, nuk kam lexuar ndonjëherë libër, kur thua shpirt duhet të pakjtën në jetën tënde të kishe kapur një faqe me dorë, është shumë e lidhur kjo.
Alba: Në këtë pjesë ti ishe pak paragjykuese, mos më ndërpre. Përderisa kam shkëputur një pjesë nga një vjershë…
Monika: Jo nuk ke lexuar. Dua vetëm të të nxis të lexosh më shumë./Versus.al







